SerbianEnglishBulgarianAlbanianHungarianRomanianMacedonian 

Labortatorit te Palinologjise
Fakultetin e Shkencave Natyrore
Trg Dositeja Obradovića 2
21 000 Novi Sad
Serbi

e-mail: novisadpolen@gmail.com


raporti-aeropalinologjik


Translation in Albanian is available thanks to:

Valorisation Grant
JRP IB73A0-111034

swiss-national-science-foundation-logo

 

NOVO!

Kalendar polena za Vaš SMART telefon.

 

SMART phone APP

 

Polen

Rreth Alergjise

Cfare eshte alergjia?
Alergjia eshte hypersensitiviteti ndaj disa substancave ndersa reaksioni alergjik eshte nje pergjigje e sistemit immunitar ndaj substancave te ndryshme me natyre kimike. Ushqimi, pjeset e trupit te kafsheve (dandrufi), mbeturinat humane, helmi I insekteve, sporet fungine, polenet etj jane mbartes te substancave (alergene) te cilet mund te iniciojne reaksion alergjik.

diagram-how-pollen-causes-allergy


Si zhvillohet alergjia?
Sistemi imunitar, normalisht funksionon si nje mbrojtje ndaj organizmave dhe substancave qe mund te demtojne trupin human (psh viruse dhe bakteret). Ne shumicen e reaksioneve alergjike sistemi imunitar e njeh alergenin si nje substance te demshme dhe reagon rende.

Fillimisht kontakti I sistemit imunitar me alergenin nxit prodhimin e proteinave te quajtura antitrupa (IgE), te cilat ngjiten tek mastocitet (qeliza e bardha te gjakut prezente tek indet) dhe tek granulocitet bazofile (qelizat e bardha te gjakut prezente ne gjak). Seicili allergen nxit prodhimin e antitrupave specifike (psh tipe te ndryshme te poleneve prodhojne tipe te ndryshme te antitrupave).Kur alergenet futen ne trup per here te dyte ato lidhen tek molekulat e IgE te cilat jane te atashuara tek qelizat e siperpermendura, duke perbere nje sinjal per to per te prodhuar dhe liruar substanca te forta inflamatore si psh histaminat, leukotrenet dhe prostaglandinat. Efekti I ketyre substancave kundrejt pjeseve te trupit shkakton simptomat e reaksionit alergjik.

Alergjite te shkaktuara nga polenet shprehen me te teshtitura, kruajtje te hundes, syrit dhe rajoneve te grykes, rinitit, konjuktiviti si dhe me rrathet te zeza rreth syve (te shkaktuara nga nje qarkullimi I bllokuar rreth sinuseve).

Disa persona alergjik ndaj poleneve mund te zhvillojne dhe astmen.

Si mund te kurohet alergjia ?
Jane tre drejtime kryesore ne trajtimin e alergjise:
1. Menjanimi I alergeneve
2. Marrja e mjekimit I cili mjekon simptomat ( bllokon substanca aktive te liruara nga mastocitet dhe/ose bazofilet granulocyte)
3. imunoterapia

Menjanimi I poleneve eshte I veshtire dhe disa keshilla mund te ndihmojne ne kete drejtim:
1. Testo cili pollen mund t’iu shkaktoje alergji.
2. Pyet doktorin cili mjekim mund t’iu qetesoje simptomat (mos harro qe shumica e mjekimeve kane efektin me te mire nese merren para se simptomat te perkeqesohen).
3. Perdor informacion ne lidhje me perqendrimin e poleneve qe perhapen me ane te ajrit (raportet aeropalinologjike) dhe planifiko aktivitetet e tua ne pershtatje me to.
4. Qendro ne ambiente te mbyllura sa me shume qe te jete e mundur gjate sezonit te lulezimit te bimeve te cilat mund t’iu shkaktojne alergji. Praktiko ecjet e gjata gjate diteve qe bie shi.
5. Mos harro qe shumica e poleneve lirohen ne ajer gjete diteve te thata dhe perqindje legashtie te ulet dhe ne kushtet e nje ere mesatare.
6. Perdor syze dielli per te mbrojtur syte.
7. Evito kositjen e barit qe gjendet ne fusha gjate kohes qe eshte sezoni polenik i gramoreve (Nese nuk arrini ta beni kete perdor maske per te mbuluar gojen dhe hunden).
8. Priti lulet gramore (barin) ne menyre qe te parandaloni lulezimin e tyre.
9. Largo shkurret nga ambienti qe iu rrethon.
10. Mbaj xhamet e shtepise dhe te makines te mbyllura.
11. Perdor ajer te kondicinuar me HEPA (filtra me nje eficience te larte)
12. Nese nuk ke sistem te ajrit te kondicioniar ne makinen tende vendos filtra ne sistemin e ajrosjes.
13. Mos udheto ne zona rurale gjate kohes se lulezimit te bimeve te cilat mund te prodhojne polene alergjizues.
14. Mos shetit ne vende qe jane te pasura me shkurre pasi konsiderohen si potenciale alergjizues.
15. Planifiko pushimet sipas kalendarit polenik (qellimi eshte te evitosh bime, sezoni polenik i tyre mund te shkaktoje alergji tek ju).
16. Nese je alergjik ndaj poleneve te bimeve te cilet rriten afer dritares tuaj, largojo ato.
17. Me qellim qe te levizesh polenet nga floket tuaj laji ato me uje te bollshem sa here qe kthehesh ne shtepi.
18. Perpiqu te lash fytyren (ne menyre te vecante zonen rreth syve) sa me shpesh.
19. Mos thaj rrobat jashte.
20. Konsidero imunoterapine nese ju nuk mund te kontrolloni simptomat tuaja.

Ne nje kohe te ftohet dhe te lagesht sezoni I lulezimit te poleneve qe shkaktojne alergji mbaron dhe me te dhe problemet qe shkakton alergjia. Nese reaksioni alergjik vazhdon sidomos pas nje periudhe te gjate te kaluar ne ambiente te mbyllura, eshte e mundshme qe ju te vuani nga nje “alergji e ambienteve te brendshme” qe do te thote qe ju jeni alergjik ndaj disa substancave qe akumulohen ne pluhurin e shtepise (sporet e mykeve, pjese te trupit e ekskretimit te kafsheve).